Subscribe

Sikundër paralajmëroi më herët, presidenti Ilir Meta ka sjellë rastin e një sipërmarrësi, i cili pretendon se është kërcënuar dhe gjobitur, vetëm sepse kishte postuar një foto të Monika Kryemadhit në “Facebook”-un e tij.

Biznesmeni publikoi bisedën me drejtorin e DPSHTRR, Blendi Gonxhe. Biznesmeni shprehet se ai është gjobitur vazhdimisht dhe se prej kohësh është mbajtur në vëzhgim.

Ndërsa e cilësoi një situatë skandaloze, kreu i shtetit tha se patronazhistët ndjekin dhe survejojnë gjithë qytetarët që bëjnë postime kundër qeverisë ose pro opozitës.

“Të dashur qytetarë të republikës, të dashur sipërmarrës, kudo ku jeni. Të dashur përfaqësues të institucioneve ligj zbatuese, që jeni për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptare, nisim këtë konferencë shtypi. Në çdo 3-4 orë do të kemi zhvillime interesante në lidhje me çështjen e patronazhistëve. Ditën e shtunë, këtë të shtunë marr një sms nga një qytet emrin e të cili se kisha në celularin tim. Ai më thotë: Prsh. Erjon Mane, kam diçka shumë serioze për çështjen e patronazhistëve. Kam kaq kohë që biznesi im kërcënohet dhe gjobitet. Sot e zbulova patronazhistëve. A i më thotë; a ta publikoj me lejen tuaj? Dua të përballem në emision me ndihëm tuaj thotë ai. S’më tremb asgjë nga gjobat e këtyre horrave. Të gjobitesh në 21-shin se ke nxjerr fotot të një politikaneje është të ikësh nga vendi të kërkosh azil. Nxjerr dhe numrin e Gonxhes. Vazhdon komunikimi që mund të jetë në dispozicion të SPAK. Ky numër s’ka qenë në telefonin tim. Që nga ky moment të kam në besën time. Çdo gjë që të ndodh ty e kam personale me bablokun e rilindjes. Një situatë skandaloze që tregon se si patronazhistët ndjekin dhe survejojnë gjithë qyt e tek që bëjnë postime kundër qeverisë ose pro opozitës dhe më pas ua shpërndajnë drejtorive të partive shtet dhe përmes tyre iu krijohen pengesa të paligjshme që tua bëjnë jetën të pamundur.”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *