Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i ftuar nderi në Konferencën ndërkombëtare të zhvilluar në Marsejë me temë “Mesdheu i së Ardhmes”.

 

Përveç rëndësisë së bashkëpunimit dhe krijimit të lidhjeve të forta mes dy vendeve, kreu i shtetit shqiptar foli edhe për sfidat serioze me të cilat përballet Shqipëria.

 

Në një postim në rrjetin e tij social në Facebook, Meta thekson se në këtë konferencë ka theksuar nevojën për të mësuar nga Rajoni i PACA-s, që ka ndërtuar një aleancë efikase mes rinisë dhe inovacionit.

 

“Me potencialin e jashtëzakonshëm, Shqipëria duhet të nxisë arsimimin në industritë detare dhe të turizmit, duke kontribuuar në zhvillimin ekonomik dhe kohezionin social.?? Konferenca Mesdheu i së Ardhmes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *