Subscribe

Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në Danimarkë ku ka marrë pjesë si i Ftuar Nderi mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Kopenhagë.

 

Në fjalën e tij kreu i shtetit në fjalën e tij ka komentuar edhe situatën politike në të cilën ndodhet vendi kohët e fundit.

 

“Nuk e fsheh dot faktin që nuk jam i kënaqur me situatën aktuale, për të cilën shpresoj të marrë një kthesë 180 gradëshe të arsyeshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe më mirë herët, se sa më vonë, duke pasur parasysh gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria duhet të luajë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një faktor vendimtar për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale”.

 

Kreu i Shtetit vleresoi rolin gjithnjë e në rritje të Asamblesë Parlamentare, veçanërisht në monitorimin e zgjedhjeve, që ndihmon mbrojtjen e demokracisë, sigurisë dhe besimit në gjirin si dhe ndërmjet shteteve pjesëmarrëse.

 

“Dua të vë në dukje se e vlerësoj shumë rolin gjithnjë e në rritje të Asamblesë Parlamentare, veçanërisht në monitorimin e zgjedhjeve, që ndihmon nxitjen e demokracisë, sigurisë dhe besimit në gjirin si dhe ndërmjet shteteve pjesëmarrëse. Për më tepër, përmes shtrirjes rajonale të katër përfaqësuesve tuaj të posaçëm dhe punës tematike të komisioneve për luftën kundër terrorizmit dhe menaxhimin e flukseve të migracionit, ju e çoni përpara diplomacinë dhe dialogun ndërparlamentar në mënyrë të prekshme brenda hapësirës së OSBE-së. Dialogu i vëmendshëm dhe interaktiv është çelësi për të kuptuar kërcënimet reale ndaj lirive themelore, demokracisë dhe sundimit të ligjit pranë dhe larg nesh, si dhe për të luftuar akoma dhe më mirë terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në të gjitha format që mund të shfaqen.  Shqipëria mirëpret 25-vjetorin e Grupit të Kontaktit me Partnerët Mesdhetarë dhe jemi shumë të lumtur që në këtë jubile do të kryesojmë Grupin. Ne ndajmë lidhje të vjetra miqësie me Partnerët tanë Mesdhetarë për Bashkëpunim, të rrënjosura thellë në histori, në kulturë dhe në tradita.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *