Subscribe

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, aleati strategjik i socialistëve, nuk donte komentonte mundësinë për ndryshime të mëtejshme të qeverisë. Pyetjes së Vizion Plus, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun izraelit, kryeparlamentari tentoi t’i shmangej fillimisht. Por ndërhyrja e kreut të Parlamentit të Izraelit e ç’tensionoi situatën, duke i dhënë mundësi Metës të japë komentin e tij.
“Unë ndihem tërësisht si në shtëpinë time me këto lloj pyetjesh.”
Pas kësaj batute, Meta deklaroi se qeverisja gjithnjë ka nevojë për impulse të reja. Kreu i Kuvendit ka komentuar edhe mungesën e dekretimit nga ana e Presidentit të Republikës të dy ministrave të rinj, pas firmosjes së shkarkimit të Shkëlqim Canit dhe Arben Ahmetajt. Takimi mes krerëve të dy parlamenteve u zhvillua me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Gjatë bisedimeve theksi u vu në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe kontributin që shqiptarët dhanë gjatë Luftës së Dytë Botërore për shpëtimin e hebrenjve nga nazistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *