Presidenti, Ilir Meta këtë të martë ka ngritur shqetësimin për rrezikun që po i kanoset vendit nga shpopullimi.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit duke ju referuar edhe zhvillimeve të fundit në vend, është shprehur se “rreziku i vërtetë rus” në Shqipëri është shpopullimi, ndaj ai përsërit edhe njëherë thirrjen ndaj klasës politike për dialog.

 

“Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *