Presidenti Ilir Meta ashpërsoi gjuhën ndaj partive politike në vend duke deklaruar madje se epoka e partive ka përfunduar, pasi ato dështuan turpshëm sipas tij, për të punuar në shërbim të vendit.

 

Nëpërmjet një komunikimi me gazetarët mbrëmjen e të hënës, Meta iu drejtua shqiptarëve duke thene se me këtë klasë politike ata janë krejtësisht të pashpresë.

 

Në 8 dhjetor , tha Meta do të lindë një epokë e re, ajo e një demokracie të drejtpërdrejtë, që ushtrohet përmes referendumit.

 

 

Në Shqipëri nuk ka më votime, por vetëm komandime. Kjo duhet të marrë fund dhe këtë do të realizojmë  të gjithë së bashku. Presidenti është palë me popullin dhe referendumit, në mënyrë që populli të mos jetë viktimë e lojërave të partitive, por të jetën partitë që ti nënshtrohen vullnetit të qytetarëve. Nëse do bëjnë një ligj që do të cenojë interesat, populli shqiptar do ti përgjigjet me referendum. Epoka e partive përfundoi, ata nuk prodhojnë dialog të besueshëm, gjithmonë do të bëjnë lojëra të tilla dhe do t’ia hedhin fajin njëra tjetrës. Shqipëria duhet të hyjë në epokën e referendumit. Kjo klasë politike ka përfunduar në mënyrën më të turpshme. Kjo është një gjë që nuk duhet të vazhdoj më. Partitë dështuan. Nuk vijohet kështu. Ka humbur llogaridhënia ndaj qytetarëve. Shqipëria po shkon tatëpjetë dhe populli do të japë zgjidhje të mençura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *