Presidenti Ilir Meta ka vendosur që të anullojë Pritjen Shtetërore të organziuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë të planifikuar në datë 28 nëntor 2019 në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë.

 

Presidenca bën me dije se vendimi është marrë nisur nga situate e rëndë e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë dhe që shkaktoi humbje jetësh tek qytetarët.

 

“Nisur nga situata e rëndë e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë dhe që për fat të keq shkaktoi humbje jetësh të qytetarëve, plagosje dhe dëme të jashtëzakonshme materiale si dhe nga rëndësia prioritare e përqendrimit të të gjitha forcave e energjive për të përballuar pasojat katastrofike të kësaj tragjedie, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta ka vendosur të anullojë Pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë planifikuar për në datën 28 nëntor 2019 në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë.”, njofton Presidenca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *