Spitali i Pogradecit ka reaguar lidhur me rastin e 46-vjeçares që ndërroi jetë mbrëmjen e të martës.

 

Shefi i Shërbimit, Dr Vasfi Topçiu, teksa iu shprehu ngushëllimet familjarëve për humbjen e madhe, deklaroi se sa i përket shërbimit, urgjenca ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin kur pacientja u paraqit në spital për të marrë mjekim.

 

“Shprehin ngushëllimet për familjarët në lidhje me ngjarjen e djeshme si mjekë dhe si bashkëqytetarë. Mund t’iu them se shërbimi i urgjencës ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin e parë që pacientja është paraqitur në spital. Për detaje të tjera jemi duke pritur përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe nuk mund të japim asnjë informacion tjetër”, tha Topçiu.

 

Nga ana tjetër, familjarët e të ndjerës akuzojnë mjekët e spitalit për trajtim të gabuar. Sipas tyre, ajo nuk vuante nga sëmundje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *