E martë, 13 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Mesnata” kap 35-vjeçarin, po trafikonte dhjetë sirianë

Një 35-vjeçar nga Durrësi ra në prangat e Policisë së Elbasanit. I riu u kap duke transportuar drejt Tiranës dhjetë sirianë, të cilët i kishte marrë në Korçë.

 

Reklamë

Për të kaluar kufirin, i arrestuari u kishte kërkuar emigrantëve të paligjshëm nga 450 euro për person. Gjatë operacionit të koduar “Mesnata”, 35-vjeçari tentoi t’i largohej policisë, duke shkaktuar kështu edhe një aksident rrugor.

 

Reklamë

Pas prangosjes, ai u njoh me akuzat “Ndihma për kalim të paigjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë