Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 July 2026
Vizion fokus

E trishtë! Humb jetën në një aksident tragjik gazetari...

Ministri izraelit: Krokodilë rreth burgjeve për të penguar arratisjen...

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit...

Sulmet e Iranit në Jordani, vriten dy ushtarë amerikanë

Dita e 49-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Kuvendi Kombëtar Qytetar, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin! Ish-deputeti...

Detaje nga atentati në Sarandë/ Thimjo Rubati u qëllua...

Kryetari i Bashkisë së New York-ut: Netanyahu e ka...

Tensionet SHBA-Iran/ Lavrov bisedë me homologun e Emirateve, kërkohet...

Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar

Mesazhi nga Imzot Joan Pelushi: Eksodi i shqiptarëve gati biblik, nuk mund të duash Zotin pa dashur vendin tënd

16 Prill 20:07

Imzot Joan Pelushi, mitropolit i Korçës, inë një intervistë për Vizion Plus ka treguar simbolikën e festës së Pashkëve ortodokse dhe ka ndarë një mesazh për të gjithë shqiptarët.

 

Çfarë simbolizon Pashka për besimtarët ortodoksë?

 

“Pashka është përkujtimi i kryqëzimit dhe i ngjalljes së Zotit, është qendra e festimeve liturgjike të Kishës dhe e doktorinës së Kishës. Pashka është parimi i veprës shpëtimtare të Krishtit dhe fillimi i veprës sonë, sepse Zoti hapi rrugë për gjithësecilin nga ne, që të marrim pjesë në këtë rrugëtim. Të kalojmë nga errësira në dritë dhe nga vdekja në jetë. Andaj dhe Pashka është një festë e gëzuar dhe një festë që tregon çlirimin e njeriut nga çdo lloj pasioni i errësirës dhe pastrimi i zemrës dhe shpirti”, tha ai.

 

A është ky mesazhi kryesor i kësaj feste të madhe?

 

“Po, ky është. Fitorja e Zotit, sepse vdekja është armik i përbashkët, prandaj dhe kjo fitore është universale”, tha ai. “Fitoren e  Krishtit mbi vdekjen është fitore e të gjithëve, sepse vdekja, siç e thashë, është armik i përbashkët të gjithë njerëzve, prandaj kjo festë sjell aq shumë shpresë, gëzim, dhe ngushëllim”, shtoi ai.

 

Në 2023 a duhet të jenë mesazhet e shpresës që përcillen në këtë ditë edhe për problemet ekonomike dhe sociale me të cilat përballet Shqipëria, por edhe bota?

 

“Ka një jetë shpirtërore, por ka dhe një jetë trupore dhe këto nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra, por Kisha është fokusuar më shumë në planin shpirtëror për një arsye shumë themelore, për ta luftur të keqen në rrënjë. Nëse do duam një shoqëri me drejtësi, si mund të bëhet e drejtë nëse s’do kemi njerëz të drejtë”, theksoi ai duke shtuar se nëse komuniteti rrethohet nga dashuria shumë probleme sociale e financiare zhduken.

 

Cili është apeli i Kishës për fenomenin e largimit masiv nga Shqipëria?

 

“Ne e kemi përsëritur vazhdimisht që duhet ta duam vendin tonë, sepse është e pamundur të duash Zotin e të mos duash vendin tënd. Ta duash vendin tënd do të thotë të japësh gjithçka që mundesh për ta ndihmuar. Kjo nuk do të thotë që gjithë njerëzit të qëndrojnë këtu, ka njerëz që ndoshta kanë nevojë për të shkuar diku, ne nuk mund të gjykojmë çdo njeri në veçanti. Thirrja e Kishës është që të përpiqemi për të përmirësuar jetën tonë këtu. Ne nuk mund ta realizojmë këtë nëse nuk do të ketë një lloj ndriçimi shpirtëror, prandaj dhe fokusimi është në këtë drejtim, sepse nëse ne do ndriçohemi, do bëhemi njerëz zemërdhembshur, të drejtë, padyshim gjithë shoqëria do ndryshojë. Duke ndryshuar shoqëria do bëhet një vend ku jetohet më lehtë e vetëm në këtë mënyrë ne mund t’a realizojmë bllokimin e këtij eksodi gati biblik”, theksoi ai.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Imzot Joan Pelushi Mesazh Pashkë

Nga e njëjta kategori

E trishtë! Humb jetën në një aksident tragjik gazetari Enrik Mehmeti

më shumë...

Alarm në malin e Çikës, pesë turistë gjermanë kërkojnë ndihmë

më shumë...

Kuvendi Kombëtar Qytetar, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin! Ish-deputeti nxirret nga salla (VIDEO)

më shumë...

Detaje nga atentati në Sarandë/ Thimjo Rubati u qëllua me 3 plumba, ja si paraqitet gjendja shëndetësore

më shumë...

One thought on “Mesazhi nga Imzot Joan Pelushi: Eksodi i shqiptarëve gati biblik, nuk mund të duash Zotin pa dashur vendin tënd”

  1. Selman Dervishi-Mani USA says:
    April 17, 2023 at 7:23 am

    MESAZHI NGA IMZOT JOAN PELUSHI: EKZODI I SHQIPTARËVE GATI BIBLIK, NUK MUND TA DUASH ZOTIN PA E DASHUR VENDIN TËND!” HEEEJ, I DASHURI KOMBI
    IM SHQIPTARË; KUSH E LËSHON RRUGËN E KOMBIT, PO AI E KA LËSHUAR EDHE
    RRUGËN E ZOTIT; PO, ATHUA VALLË, PORSI MUND TË UA KTHEJMË SHPINËN AH,
    NËNËS DHE BABËS-GJENES DHE SHKABES; GJYSHË E GJYSHE E STËRGJYSHË O DHE
    STËRGJYSHE; SHTËPISË DHE SHQIPËRISË, ATDHEUT DHE ATKREUT; OUH, GJERGJË
    KASTRIOTIT SKENDËRBEUT QË DASHKA O BASHKA ME ADEM KRYLEGJENDARIN,
    QË NA TËRRET DHE NA BËRTET E NA PËLCET, I ZOTI KËTIJ DHEUT; PËRGJEGJJA ME
    GRANDEMA; KRYELEGJENDA+HYREGJENDA GJERGJA MË ADEMA; NGA KRUJA DHE
    PREKAZA OUUU, NGA BUJA MË PELLAZGA; AH, NUK HUMBET AS SHKRUMBET OR
    TROJET TONA NËN PLOJET MË ZEZONA; NA PRET DHE NA THËRRET RIÇLIRIMI DHE
    RILIRIMI, RIBASHKIMI DHE RIATDHESIMI, RITRASHËGIMI EDHE RIFLAKËRIMI OUUU,
    JA SOT JA KURRË, O ZOT QË NGA KJO GURRË OU BURRË A GRUA, NESE KEM VETËM TRI PIKA GJAK SHQIPTARI; NUK MUNDEMI AS NUK TUNDEMI TË LAGOHËMI O, NGA
    ATDHEU JONË, AS NGA ATKERU ZONË; NGA VLON GJAKU DHE PRAGU I VLERËS OU,
    NDERËS LEGJENDARE, REGJENDARE TË ATDHEUT TONË MË TË DASHUR OUUU HEJ,
    RROFTË OU QOFTË PËR JETË MOT HEJ, I MADHI ZOT MBARË SHQIPTARIA! MANI USA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:17

E trishtë! Humb jetën në një aksident...

10:03

Ministri izraelit: Krokodilë rreth burgjeve për të...

9:44

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit...

9:14

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep...

8:55

Alarm në malin e Çikës, pesë turistë...

8:35

Sulmet e Iranit në Jordani, vriten dy...

8:32

Dita e 49-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

8:14

Kuvendi Kombëtar Qytetar, të pranishmit përplasen me...

7:24

Detaje nga atentati në Sarandë/ Thimjo Rubati...

7:11

Kryetari i Bashkisë së New York-ut: Netanyahu...

6:35

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar...

6:26

Tensionet SHBA-Iran/ Lavrov bisedë me homologun e...

6:20

Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar

5:29

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet motori i...

5:14

Përplasje e re mes Teheranit dhe Uashingtonit!...

5:06

Fier/ Makina del nga rruga dhe përplaset...

4:50

Kryeministri hungarez mbështet uljen e moshës së...

4:37

Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre...

4:24

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa, shkak ndotja...

4:01

Sulmi amerikan lë pa ujë 10 mijë...

Më të klikuarat

  • 700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale “u...
  • Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre dhe temperatura der...
  • Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami
  • “Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim” parash...
  • Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja dhe tensi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.