E premte, 30 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Merr flakë urbani në Tiranë/ Shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Motorri i linjës së Institutit ka marrë flakë në ecje e sipër.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 minuta të kësaj të hëne, ndërsa urbani drejtohej nga shtetasi me iniciale S.A.

 

Reklamë

Pasagjerët që ishin në urban kanë dalë menjëherë dhe fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.

 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe zjarrëfikësja.

 

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A.

 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

 

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë