Subscribe

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se qeveria e saj do t’i rishikojë raportet me Turqinë dhe ka kërkuar një pauzë në negociatat e Bashkimit Evropian me Ankaranë, pasi autoritetet turke kanë arrestuar edhe dy gjermanë të tjerë.

 

Duke folur në një tubim në Nuremberg, Merkel tha se nuk ka baza juridike për arrestimin e 12 gjermanëve, të cilët janë paraburgosur për “akuza politike”, dhe se ata duhet të  lirohen së shpejti. Në mesin e tyre është edhe gazetari, Deniz Yucel, korrespondent i së përditshmes gjermane, Die Welt, i cili është arrestuar para gjashtë muajsh, si edhe një avokat i të drejtave të njeriut, i kapur në Stamboll këtë vit.

 

Më herët presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i quajti partitë kryesore politike gjermane si armiq të Turqisë dhe që meritojnë të refuzohen nga votuesit gjermano-turk. Ndërsa në reagimin e saj të ashpër, lidhur me tensionet mes Berlinit dhe Ankarasë, Merkel i quajti deklaratat e Erdogan të papranueshme, ndërsa theksoi se nuk ishte e përshtatshme të kryheshin më shumë bisedime, për pjesëmarrjen e Ankarasë në një union doganor të Bashkimit Evropian. Shumë shtetas evropianë janë arrestuar në Turqi gjatë periudhës së fundit, të akuzuar për përfshirje në grusht-shtetin e dështuar të vitit të kaluar, kundër presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *