Subscribe

Komentatori dhe gazetari i njohur sportiv Kosta Grillo ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me Covid.

Ikona e komentit sportiv ne vendin tone nuk ka mundur ta fitojë dot betejën e gjate me virusin e mallkuar.

Fillimisht pas infektimit, ai po trajtohej në spital në Tiranë dhe pasi gjendja e tij u përkeqësua ai u nis drejt Turqisë, për trajtim më të specializuar ku edhe ka ndërruar jetë.

Ai udhëtoi drejt Turqisë në datën 12 gusht, e ndërsa që prej 27 gushtit ndodhej në terapi intesive, në gjendje të rëndë.

Ndarja nga jeta e Konstandin Grilllos, është një lajm trishtues per te gjithe komunitetin sportiv ne vendin tone, te cilit Kosta Grillo i sherbeu me shume pasion per me shume se 3 dekada.

Kosta Grillo ishte nje nga zerat me te dashur ne historine e komentit sportiv, vecanerisht futbollit! Ne karrieren e tij te gjate por te nderprere fatkeqesisht ne mes, Kosta Grillo komentoi me mijera ndeshja te futbollit shqiptar, kombetares kuqezi dhe kompeticionet e medha ne nivel klubesh dhe kombetaresh ne mjaft televizione.

Prej me shume se 12 vitesh ishte pjese edhe e platformes Tring, duke qene aktiv ne koment deri pak dite para se te infektohej me Covid-19.

Mirepo vec gazetarise sportive, Grillo ishte edhe pioneri ne fushen e menaxherit te futbollit, duke sherbyer si bashkepunetor i klubeve te futbollit ne vendin tone dhe ne rajon per te marre dhe derguar lojtare ne keto klube!

Pinjol i nje familje te njohur e me shumë tradita, djali i shkrimtarit te famshem te letersise per femije Odhise Grillo, ai lë pas bashkeshorten dhe dy djemte e tij.

Vizion Plus i shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes se gazetarit dhe ikones se komentit futbollistik Kosta Grillo!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *