Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 March 2026
Vizion fokus

Trump: Irani do të goditet shumë rëndë

Izraeli paralajmëron Iranin: Kemi një plan të organizuar me...

Irani sulmon ambasadën e SHBA-ve në Bagdad

Japonia thirrje SHBA-së: Mos rrisni tarifat ndaj nesh

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran, bombardime në...

“Nuk është lufta jonë”, zv/kancelari gjerman: Nuk do të...

Drejtonte trafikun e kokainës në Itali, arrestohet shqiptari

SHBA: Rusia po i ofron Iranit informacione për shënjestrim

“Sulm i madh” ndaj Iranit? SHBA dërgon bombardues hipersonikë...

Tornadot shkatërrues godasin SHBA-të, të paktën 4 persona të...

Memolla reagon nga qelia: Jam i burgosur politik, kundërshtarët ndërhynë në gjyqësor! Do fitoj në Strasburg

11 Shkurt 11:31

Ish kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla, i cili u dënua nga SPAK me 1 vit burgium për korrupsion në zgjedhje, ka reaguar për herë të parë nga qelia.

Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, teksa ka falenderuar miqtë dhe familjarët për mbështetjen, e cilëson dënimin e tij si politik. Ai shton se betejën do e çoj deri në Strasburg.

Lexo edhe :

Related Posts

Arrestimi i kryebashkiakut Edison Memolla, policia del me njoftimin zyrtar
Edison Memolla dënohet me burg, Apeli: Një vit në qeli për kryebashkiakun e Rrogozhinës

“Kushtet në të cilat flas nuk janë absolutisht ato që prisja nga vetja ime dhe nga drejtësia për të cilën kam luftuar fort, por mesa duket tentakulat e gjyqtarëve kundërshtarë politik, shtrihen më gjerë sesa besimi dhe forca që ka drejtësia e re, ama lufta ime nuk mbaron këtu, do përdor çdo mundësi ta fitoj të drejtën time deri në Stasburg”, tha Memolla.

Ai më tej shtoi se ka pasr edhe sulme personale, të cilat kanë qenë të një pas njëshme.

“Sulmet personale, politike madje edhe familjare kanë qenë të njëpasnjëshme që në momentin që kam futur këmbët në zyrën e kryetarit të bashkisë Rrogozhinë dhe kam pasur bindjen që janë normale por të sulmohem dhe të burgosem sa kam ndihmuar dikë në nevojë, e kam shprehur dhe do ta them sërish…sa herë të kem mundësi t’i qëndroj pranë dikujt në vend që ta “gjunjëzoj” përballë vështirësive të jetës, çdo herë do kisha bërë të njëjtën sjellje për ta ndihmuar, qoftë kjo për energjinë elektrike apo nevoja të tjera jetësore. Kryetarllëku ikën e vjen po dashtë zoti jeta do të jetë shumë më e gjatë sesa kaq”, theksoi Memolla.

Reagimi i plotë:

Miqtë e mi, t’ju flas tashmë në cilësinë e një ish kryetari është normale por në cilësinë e një të burgosuri politik me apo pa të drejtë sigurisht që është e rëndë.

Së pari, falenderoj me zemër çdo mik/e, shok/shoqe, koleg/e, mbështetës/e, qytetar/e dhe familjarë për mbështetjen e pakufijshme që më keni dhënë nga dhjetori i vitit 2020 e deri më sot, bashkë kaluam sfida përtej asaj çfarë mendonim se ishim të aftë të përballonim por sot fjalët për të përmendur arritjet tona mendoj që janë të tepërta pasi kush ka pasur sadopak besim dhe dëshirën e mirë, ka parë transformimin dhe ‘luftën’ e pastër që të gjithë bashkë kemi bërë krah për krah për të bërë më të mirën për qytetin tonë.

Së dyti, kushtet në të cilat flas nuk janë absolutisht ato që prisja nga vetja ime dhe nga drejtësia për të cilën kam luftuar fort, por mesa duket tentakulat e gjyqtarëve kundërshtarë politik, shtrihen më gjerë sesa besimi dhe forca që ka drejtësia e re, ama lufta ime nuk mbaron këtu, do përdor çdo mundësi ta fitoj të drejtën time deri në Stasburg.

Së treti, fjala merr dhenë më shpejt se era dhe përveçse flitet se këtë situatë e kam “peshqesh” nga kundërshtarë politik, nuk më pëlqen aspak ideja që diskutimi zgjerohet duke thënë që “peshqeshi” vjen nga rradhët e partisë socialiste qoftë brenda qytetit apo më lart.

Miqtë e mi, me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama në krye, në Rrogozhinë, kemi fituar pesë palë zgjedhje, qytetarët na besuan plot pesë herë për aq kohë sa kam qenë drejtues apo kandidat, nëse do kishte sulme personale, askush s’do më kishte lejuar të ushtroja këtë “pushtet” me të gjithë ju përkrah nëse punët do ishin ndryshe nga çfarë janë, unë jam socialist dhe i tillë do mbetem dhe ju duhet të siguroheni që me ose pa mua të qëndroni të bashkuar, mos lejoni as kundërshtarët politik dhe as njëri tjetrin që t’ju distancojë nga qëllimi final, këto s’janë vetëm fjalët e një të burgosuri por janë fjalët e dikujt që njeh çdo rrënjë, degë apo gjethe të familjes së madhe socialiste.

Së katërti, sulmet personale, politike madje edhe familjare kanë qenë të njëpasnjëshme që në momentin që kam futur këmbët në zyrën e kryetarit të bashkisë Rrogozhinë dhe kam pasur bindjen që janë normale por të sulmohem dhe të burgosem sa kam ndihmuar dikë në nevojë, e kam shprehur dhe do ta them sërish…sa herë të kem mundësi t’i qëndroj pranë dikujt në vend që ta “gjunjëzoj” përballë vështirësive të jetës, çdo herë do kisha bërë të njëjtën sjellje për ta ndihmuar, qoftë kjo për energjinë elektrike apo nevoja të tjera jetësore. Kryetarllëku ikën e vjen po dashtë zoti jeta do të jetë shumë më e gjatë sesa kaq.

Së pesti, do ketë plot që do mërziten sikundër do jenë të shumtë dhe ata që janë gëzuar për gjendjen ku ndodhem, kam dy fjalë edhe për këtë…ndoshta do quhem i korruptuar, ndoshta hajdut, ndoshta i pabesë, ndoshta zaptues i asaj karrigeje, ndoshta do përflitem që mora apo lash stafetë kur ndërkoh aty vendoset ai që populli dhe drejtuesit mendojnë të aftë, ndoshta quhem si dikush që i ka rënë dikujt kot në qafë, mund të hidhet vrer mbi mua apo dhe ndaj familjes time, këto janë fjalë që do thuhen qofsha un më i miri apo më i keqi drejtues që ka qenë në krye të atij institucioni por dëshira e mirë dhe të kem dinjitetin tim të paprekur kanë qenë gjithnjë udhëheqësit e mi kryesor.

Së fundmi, qyetarëve i uroj përzemërsisht të kenë shëndet, mbarësi dhe dashuri në familjet e tyre.

Mbështetësve i them besojnë fort që më e mira është përpara, fati bëri një lojë tjetër me mua dhe vendosi që të vuaj dënimin në një institucion për të cilin u bë “molla e sherrit” në “kulmin” e karrierës sime por siç kuptuam edhe atëherë, fundi mund të jetë afër por shpresa për më mirë nuk ka asnjëherë fund. Vazhdoni të besoni dhe të luftoni për idealet tuaja, pavarësisht pengesave që do dalin para.

Dhe e fundit edhe më e rëndësishme, i them familjes dhe të afërmve të mi që të rrijnë me kokën lart, Edisoni juaj është i burgosur por nuk është kriminel, Edi juaj as nuk ka vrarë, as nuk ka prerë dhe as nuk ka vjedhur, ju s’keni gabuar askund ndaj mos u mërzisni, është thjeshtë një sfidë tjetër të cilën do ta kalojmë të gjithë bashkë me miq e shokë zemre pranë.

Për të gjithë…nuk është një lamtumirë por vetëm një mirupafshim për një kohë të caktuar, zoti ju bekoftë!

Me respekt, Edison Memolla!

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
burg memolla SPAK

Nga e njëjta kategori

Trump: Irani do të goditet shumë rëndë

më shumë...

Izraeli paralajmëron Iranin: Kemi një plan të organizuar me shumë surpriza

më shumë...

Irani sulmon ambasadën e SHBA-ve në Bagdad

më shumë...

Japonia thirrje SHBA-së: Mos rrisni tarifat ndaj nesh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Ja arsyet pse duhet ta përfshini ananasin...

10:21

Trump: Irani do të goditet shumë rëndë

10:09

Izraeli paralajmëron Iranin: Kemi një plan të...

9:49

Alarm për përdoruesit e iPhone: Kujdes nga...

9:35

Irani sulmon ambasadën e SHBA-ve në Bagdad

9:29

Japonia thirrje SHBA-së: Mos rrisni tarifat ndaj...

9:11

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran,...

9:00

“Nuk është lufta jonë”, zv/kancelari gjerman: Nuk...

8:37

Drejtonte trafikun e kokainës në Itali, arrestohet...

8:09

SHBA: Rusia po i ofron Iranit informacione...

7:47

“Sulm i madh” ndaj Iranit? SHBA dërgon...

7:31

Tornadot shkatërrues godasin SHBA-të, të paktën 4...

7:27

Gazetari izraelit: Plagoset djali i Ali Khameneit

7:17

Silvinjo me dhimbje koke/ Jo vetëm Broja,...

7:03

SPAK ndan mesazhin e Brahos: Do të...

6:44

Humbja e dëgjimit mund të jetë paralajmërim...

6:25

Mehmeti sërish protagonist në Angli, tifozët e...

6:15

Asllani mahnit stadiumin, gol dhe asist me...

6:04

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon rishikimin e...

5:19

EMRI/ Rëndohet tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit,...

Më të klikuarat

  • Tronditje në Francë/ Dy vëllezër torturuan nënën e tyre, fsh...
  • EMRI/ Rëndohet tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron...
  • Asllani mahnit stadiumin, gol dhe asist me thembër! Vijon ën...
  • Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet!...
  • Politika uron mësuesit për 7 Marsin: Më e mira është ene për...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.