Subscribe

Për vitin 2020 është rritur numri i emigrantëve që përdorin Shqipërinë si urë kalimi drejt vendeve të Perëndimit. Në dhjetë muajt e parë të këtij viti janë kapur 11,709 refugjate, të cilët kanë tentuar ose janë futur në vendin tonë.

Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë kapur 3069 klandestinë më shumë.

Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Lindja e Mesme, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Iraku.  Largimi i tyre nga vendet e origjinës është për shkak të konflikteve të luftës.

Por ka edhe emigrantë nga Egjipti, Algjeria, apo zona të tjera që nuk kanë problem lufte, por largimi i tyre ka motive ekonomike.

Sipas raportit, ulje të numrit të emigrantëve ka patur në muajt prill, maj dhe qershor, pasi kanë qenë izolim për shkak të pandemisë. Ndërsa numri më i lartë i të huajve të kapur ka qenë në muajin shtator, çka përkon me rifillimin e lëvizjeve. Kapja e numrit të madh të emigrantëve është si rezultat i kontrolleve të policisë së shtetit në bashkëpunim me Frontex në pikat kufitare.

Shumë prej emigrantëve kërkojnë azil politik në Shqipëri. Kjo pasi ata duan të përfitojnë sa më shumë kohë qëndrimi në vendin tone, për tu arratisur më pas drejt Malit të Zi ose në Kosovë.

Por një tjetër shqetësim për policinë e shtetit përbën fakti se azilantët në Shqipëri janë autorë të një sërë vjedhjesh me dhunë madje edhe me armë, çka përbën rrezik për shoqërinë.

Ndërkohë ende nuk është miratuar ende projektligji përmes të cilit do të forcohet dhe do të intensifikohen kontrollet në kufi. Ky draft parashikon seleksionimin për të gjithë ata persona që kërkojnë azil duke u nisur nga vendi i tyre i origjinës, nëse vijnë apo jo nga zona lufte.

Një vit më parë, 6604 refugjatë që kërkuan azil në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *