Vendi
Era e fortë shkakton probleme në Vlorë, rrëzohen pemët dhe bllokojnë rrugët

Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Vlores ka sjellë edhe pasojat e para. Për shkak të fuqisë dhe shpejtësisë së saj, që ka arritur deri në 20 m/s, janë rrëzuar dy pemë në zonën e Transballkanikes, si edhe në brendësi të lagjes “Lungomare”.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur hapjen e rrugëve, pasi pemët e rrëzuara kishin bllokuar një pjesë të rruges.
Reklamë
Ndërkohë, kushtet e motit dhe era e fortë kanë sjellë edhe pezullimin e lundrimit detar deri në ditën e nesërme.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




