Zbardhen detaje të reja nga vrasja që ndodhi të premten në Tiranë, ku Mexhit Picari i mori jetën dhëndrit të tij, Kudret Saliaj.

 

Në dëshminë e dhënë para efektivëve, Picari ka deklaruar se e kreu krimin pasi sipas tij, Saliaj e ka ofenduar.

 

Më pas ai ka përdorur armën, nën argumentin se dhëndri i tij ishte njeri i dhunshëm.

 

 

“U futa në lokalin ku ishte edhe Kudreti dhe më shau. Nxora armën që e kisha pa karikator, e mbusha dhe më pas qëllova në drejtim të dhëndrit.”

 

Por deklaratat e tij janë kontradiktore me ato të vajzës së tij. Picari ka deklaruar që në lokal ka qenë i ulur në një prej tavolinave i vetëm, ndryshe nga vajza, Dhurata. Ajo ka thënë se ishte në tavolinë me të atin.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *