Gjykata e Lezhës la në burg dy personat e kapur me bomba me telekomandë në tentativë për t’i transportuar drejt Malit të Zi.

 

Erol Çiçi 33-vjeç dhe Maringlen Gruda 30-vjeç, që të dy banues në Durrës, u arrestuan në hyrje të qytetit të Lezhës.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në çantën e shtetasit Maringlen Gruda janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular.

 

Njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *