Kryeministri Edi Rama nuk është paraqitur sot në seancën plenare.
Sipas rendit të ditës, sot ishte parashikuar të mbahej një interpelancë, e kërkuar nga një grup deputetësh të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për çështjen “McGonigal”.
Rama ia ka deleguar interpelancën ministres së Shtetit pë Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali.
Këtë gjë e bëri të ditur kryeparlamentarja Lindita Nikolla.