Drejtësia greke vendosi burg të përjetshëm për Babis Anagnostopoulos, 33-vjeçari që mbyti për vdekje të shoqen në Glyka Nera më 11 maj të viti të kaluar.

 

Burgimi i përjetshëm dhe shtesa prej 11 vitesh e 6 muaj është dënimi përfundimtar i vendosur nga Gjykata e Athinës për Babis Anagnostopoulos për vrasjes e Croline , vrasjen e qenit dhe dy veprat të tjera penale dëshmi e rreme dhe denoncim i rremë. Sipas protothema.gr.Gjithashtu Babis ka marre një gjobë prej 21 mijë eurosh.

 

Gjykata nuk ka marrë parasysh asnjë rrethanë lehtësuese dhe hodhi poshtë njëzëri përpjekjen e tij për ta paraqitur vrasjen si “krim pasioni” në gjendje zemërimi pas një sherri që i kishte “turbulluar” shqisat, fakt që mund të kishte rezultuar në një dënim të reduktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.