E mërkura e 8 tetorit shënon afatin e fundit për dorëzimin e dokumentacionit nga kandidatët për postin e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Katër prokurorë kanë paraqitur zyrtarisht kandidaturat e tyre pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë: Klodjan Braho, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj.
Drejtuesi i ri i SPAK do të zgjidhet nga radhët e prokurorëve aktualë të këtij institucioni dhe do të ketë një mandat 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.
KLP hapi garën disa javë më parë, në pritje të përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual, Altin Dumani, i cili mori detyrën më 16 dhjetor 2022 dhe do ta përfundojë më 18 dhjetor 2025. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që nga krijimi i tij, pas Arben Krajës.
/vizionplus.tv





