Prej dy muash bashkia Skrapar është pothuajse e paralaizuar. Mosmiratimi i buxhetit nga këshilltarët socialist në këshillin bashkiak  ka bërë që shumë institucione të shkojnë drejt mbylljes.

Kryetari i bashkisë Nesim Spahiu  u shpreh se nga nga kjo e hënë institucine që mbahen me fondet e bashkisë, si kopshtet, cerdhet, qendra e personave me aftesi te kufizuara, apo konviktet, do të mbyllen.

 

NESIM SPAHIU

KRYETAR I BASHKISE SKRAPAR

 

Qeveria po e sheh gjithnjë e më shumë si armik çdo banor të Skraparit, duke e penguar atë të jetoj qoftë me 1/12 e Buxhetit Faktik të Realizuar në 2018 siç e parashikon ligji.Në kundërshtim të plotë me çdo ligj, Ministria e Financave mban të bllokuar politikisht 17 000 banorë të Skraparit duke i lënë ata pa shërbime, duke penguar veprimet financiare të Bashkisë Skrapar.

 

 

Kreu i bashkisë i bën thirrje i bën thirrje ministrisë së financave të zhbllokojë buxhetin për këtë njësi vendore.

 

I bëj thirrje Ministres së Financave të ndaloj një herë e më parë, këtë akt kriminal të bllokimit të buxhetit, të marri përgjegjësinë e saj ligjore për urdhërat e paprecedentë që dalin nga Ministria e saj për të ndaluar veprimet me Degën e Thesarit ndaj Bashkisë Skrapar, pasi Bashkia Skrapar aktualisht nuk ka buxhet të miratuar sipas ligjit, por janë thjesht 4 fletë (edhe ato të falsifikuara) që për fat të keq ju i quani Miratim Buxheti, duke dhënë urdhër që ato të zbatohen.Në këtë situatë të pazakontë për Bashkinë Skrapar, i bëj thirrje Kryeministrit të Vendit, të mos bëj sehirxhiun por të ndërhyj në zgjidhjen e kësaj situate, të ndërpres menjëherë këtë akt kriminial të ndërmarrë nga Ministria e Financave.  Të shkarkoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë akt të paprecedentë.

 

Më 14 dhjetor 2018 keshilli bashkiak i skraparit nuk mundi ta kalojë buxhetin për shkjak të 9 votave kundër të socialistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *