Në Mynih është duke u mbajtur mbledhja e ministrave të jashtëm të G7, e cila fokusin kryesor e ka tek mbështetja për Kievin.

 

Gjatë takimit, Mbretëria e Bashkuar propozoi një ndryshim në Traktatin Atlantik të NATO-s për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni i ardhshëm rus, duke garantuar mbështetjen “afatgjatë” të Kievit.

 

Ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursuala von der Leyen ka bërë një thirrje për mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës, duke thënë se ky vend duhet të fitojë dhe Putin duhet të dështojë.

 

URSUALA VON DER LEYEN

 

PRESIDENTE E KOMISIONIT EVROPIAN

 

“Ne duhet të bëjmë presion që qëllimet imperialiste të Rusisë të dështojnë dhe që Ukraina të fitojë. Gjithashtu, ne duhet të sigurohemi që Ukraina të ketë municion standard. “Nuk duhet të presim muaj e vite për të dërguar obus. Ne mund të bashkojmë industrinë ushtarake të Evropës dhe të përpiqemi të kuptojmë se çfarë nevojitet. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë që bëmë në pandemi kur pyetëm industrinë farmaceutike se çfarë kishte nevojë.”

 

Në mbledhjen e liderëve evropianë në Mynih për Konferencën për Sigurinë me fokus Ukrainën, presidenti Zelensky bëri thirrje për reagim sa më të shpejt të ndërkombëtarëve për të dërguar tanke në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *