E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Mbrëmje bamirësie në “ETC”

Një shfaqje që nis me fëmijë, një paradë ku nuk mungojnë as fustanet e nusërisë. Kjo ishte festa që jehoi në ambientet e galerisë ETC, mbrëmjen e së shtunës.

 

Kryefjala nuk ishte vetëm te prezantimi i koleksioneve më të reja, por edhe një mision  i përbashkët i gjithë dyqaneve të kësaj galerie në emër të fëmijëve në nevojë. Nuk munguan në këtë event edhe prezantimi i produkteve natyrale të kozmetikës apo tendencat e fundit të make up-it.

 

Reklamë

Organizatorët premtojnë se të tilla sfilata mode do të kthehen në traditë, tanimë që Europian Trade Center hapi siparin për të tilla evente, ku koleksionet e reja prezantohen për publikun me etiketën që mbart mesazhe bamirësie.

 

Më shumë video

Reklamë