Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla ka folur para mediave pas kundërshtimeve të opozitës për mbledhjen online të Komisioneve parlamentare.

Balla u shpreh se do të ketë Komisione të cilat do të vijojnë punën online dhe mbledhje të rëndeësishme që do të zhvillohen nëpër salla. Ai theksoi se nuk ka asnjë përpjekje për të vrarë parlamentarizmin.

“Do të ketë komisione të cilat natyrshëm do të vijojnë punën online dhe po aq natyrshëm do të ketë mbledhje të rëndësishme të komisoneve që do të zhvillohen nëpër salla. Kam propozuar në konferencën e kryetarëve vaksinim të detyrueshëm për deputetët. Në konferencën e kryetarëve ramë dakord për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve. Afati i dy dozave është përcaktim që e bëjnë ekspertët, varet dhe nga lloji i vaksinës. Ky është mesazhi më i mirë që bën kuvendi sot. I bëj thirrje qytetarëve të vaksinohen. E rëndësishme t’iu drejtohemi studentëve kur po i afrohemi vitit të ri universitar, çdo student duhet të vaksinohet dhe këtë gjë duhet ta bëjë i pari Kuvendi. ”, u shpreh Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *