25 mijë doza të tjera Sputnik V kanë mbërritur ne Shqipëri për të vijuar me tej procesin e vaksinimit masiv të popullatës. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte sot në ISHP, aty ku ruhen katër llojet e vaksinave.

 

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTER E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

“Me ardhjen e 25 mijë vaksinave Sputnik ne arrijmë në totalin e vaksinave të mbërritura mbi 936 mijë vaksina nga kontratat tashmë të lidhura nga qeveria shqiptare. 823 mijë vaksina janë administruar në total përsa i përket grupeve të popullatës, por gjithashtu edhe grupeve të riskuara, në bazë të planit tonë të kombinuar të vaksinimit.”

 

Sikundër ka ndodhur në rrethe, pritet që edhe në kryeqytet të ulet fasha moshore për të marrë dy dozat e injeksionit anti-COVID.

 

 “Tashmë jemi gati për të ulur fashën e vaksinimit, duke e filluar nga +59 vjeç, +58, +57 vjeç. Ndaj ftojmë të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin e-Albania për t’u bërë pjesë e vijimit të kalendarit të vaksinimit, gjithashtu të kontaktojnë drejtpërdrejt me mjekun e familjes për të marrë datën e vaksinimit.

 

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 823,053 injeksione. Prej tyre 324,616 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *