Tashmë nuk ka më kthim prapa. Kilian Mbappe ka vendosur të largohet ngaPparis Sen Zhermen në fund të këtij sezoni.

Ylli francez ka njoftuar klubin parisien se nuk ka ndërmend të aktivizojë automatikisht klauzolën për rinovimin e kontratës me skuadrën kryeqytetase.

Mbappe njoftoi pronarin e klubit mbi këtë vendim që bëri xhiron e mediave botërore.

asnjë surprize në fakt, sepse 25-vjeçari kishte kohë që e mendonte shkëputjen përfundimtare nga PSG.

Madje në verën e vitit të kaluar klubi vendosi të mbulojë më para yllin e skuadrës që ai të qëndronte, duke angazhuar në këtë çështje edhe presidentin e francës, Macron, i cili telefonoi mbappen.

Mirëpo tanimë nuk ka asnjë arsye që e ndal largimin e tij. Mbappe, i rritur tek Monako dhe prej 2018 tek paris sen zhermen, pritet të bashkohet me Real Madrid. Klubi francez në çdo rast do të fitojë nga ikja e Mbappe vetëm 80 milionë euro sipas klauzolës që ka në kontratën aktuale. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *