Subscribe

Një ditë pas betimit të Erion Veliaj bashkia e Tiranës ka vijuar punën ne terren. Kryetari i këshillit Toni Gogu dhe nënkryetari i bashkisë Arbjan Mazniku kanë inspektuar mjediset pas godinës se Teatrit Kombëtar. Bashkia siguron se zona do te zhvillohet por sipërfaqja e teatrit nuk do te preket.

 

“Ajo çfarë shohim këtu janë magazina në pronë të bashkisë, por që janë në një gjendje të tmerrshme; magazina të vjetra që mbajnë materiale që nuk janë në përdorim, të mbetura nga një kohë e mëparshme, që sot nuk kanë asnjë funksion të mirëfilltë publik. Një pjesë tjetër e hapësirë është bërë parkim, por kjo është zona e cila do të shkojë në për zhvillim, ndërkohë që pjesa e Teatrit Kombëtar, pra sipërfaqja që sot i përket teatrit, do të mbetet sipërfaqe për teatrin. Po ashtu, do kemi mundësi të përfitojmë më shumë se 8000 metra katrorë ndërtesë të re teatri, sipas standardeve më të mira të mundshme që kërkon një Teatër Kombëtar”

 

Sipas Maznikut godina aktuale e Teatrit Kombëtar është ndërtuar me një material të dobët, si një godinë e përkohshme, e cila nuk ofron asnjë siguri ndërsa rikonstruksioni është i pamundur.

 

“Pamë edhe materialin me të cilin është ndërtuar ndërtesa e teatrit, populiti i famshëm, i cili është bërë pothuajse një shekull më parë, por provë e qartë e faktit se kjo ndërtesë në mënyrën se si është bërë nuk ka asnjë mundësi dhe shans të funksionojë apo të qëndrojë në kohë, apo të riparohet a të ristrukturohet” “Përveç faktit që nga ana strukturore, nga ana funksionale, edhe nga ana e sallave, mjediseve ndihmëse për artistët, teatri nuk ka asnjë mundësi funksionale për të qenë një teatër i mirëfilltë modern, që t’i japë mundësinë qytetit të ketë ato vepra për të cilat ka nevojë”

 

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kreu i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu i cili theksoi se te gjitha asetet publike do te jene ne shërbim te qytetareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *