400 kilogramë kanabis u gjetën nga policia gjate nje operacioni ne Mat. Burimet e policisë thanë se lënda narkotike ishte fshehur në një tunel ne fshatin Baz. Policia ka bërë sekuestrimin e drogës, ndërsa vijojnë kontrollet, pasi dyshohet se mund te ketë edhe sasi te tjera. Operacioni nisi në bazë të planit kombëtar antikanabis. Lënda narkotike ishte paketuar në thasë dhe vendosur 25 metra në thellësi të tunelit. Ende nuk dihet se cili ishte destinacioni, ndërsa uniformat blu po kërkojnë poseduesit e hashashit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *