Qeveria e Zelandës së Re ka mbështetur unanimisht ndryshimet e ligjit të armëve, pas vrasjes së 50 besimtarëve në Christchurch.

Kryeministrja Jacinda Ardern në një konferencë për shtyp tha se detajet mbi reformat, do të bëhet bëhen të ditura deri më 25 mars.

 

JACINDA ARDERN

KRYEMINISTRE E ZELANDES SE RE

“Kjo do të thotë se, 10 ditë pas këtij akti të tmerrshëm terrorist, do të na duhet të njoftojmë reformat që besoj se do ta bëjnë komunitetin tonë më të sigurt. Ne kemi marrë një vendim si kabinet dhe për këtë jemi të gjithë të bashkuar”

 

Ndërkohë në Zenlandën e re po mbahen manifestime publike në nderim të viktimave. Kryeministrja Ardern vizitoi familjarët e atyre qe humben e jeten ndersa mbante në kokë nje shami në respekt të besimtarëve myslimanë.

Autori i sulmit të përgjakshëm është australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç. Ai ndërkohë është paraqitur në gjykatë ku eshte njohur me akuzat.

Terroristi Tarrant publikoi sulmin në facebook.

Gjatë sulmit ai përdori armë të cilat ishin modifikuar para ngjarjes me qëllim që të bëheshin sa më vdekjeprurëse.

Nga ana tjeter sulmi ka shkaktuar reagime edhe ne Shtetet e Bashkuara.

“Shtëpia e Bardhë” ka hedhur poshtë çdo përpjekje për ta lidhur Presidentin Donald Trump me supremacistin e bardhë të akuzuar për vrasjen e 50 personave në dy xhami të Zelandës së Re.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *