Prishja për pazaret e drogës duket se është pista kryesore që do të ndiqet nga nga grupi hetimor për vrasjne e trefishte në hyrje të Elbasanit në rrethrrotullimin e Bradasheshit mbrëmjen e së shtunës. Të tre personat që u qëlluan për vdekje në makinë kishin vetëm pak ditë që kishin ardhur në Shqipëri.

 

Makinës “Range Rover” që drejtohej nga shtetasi turk Erdal Durunay I është bërë prite rreth orës 21:15 nga disa persona me makine nga e cila janë lëshuar më shumë se 25 plumba. Të parët që kanë gjetur vdekjen kanë qënë Endrit Alibej 34 vjec ( I dyshuar si objektiv I atentatit) dhe xhaxhai I tij Arben Dylgjeri. Ndërsa shtetasi turk, I cili ishte mik I viktimave ka vdekur rrugës për në spital.

 

 

Por cila është e kaluara e viktimave?

 

Për shtetasin turk ka pak të dhëna por dihet vetëm që ai kishte dhënë motren tek fisi Dylgjeri ( edhe Endrit Alibej është pjesë e këtij fisi por e ka ndërruar mbiemrin vitet e fundit).

 

Arben Dylgjeri 54 vjec ishte me origjine nga Elbasani por prej vitesh ai jetonte dhe punonte ne Angli. Persona pa precedente penal dhe nuk njihej si problematic në qytet.

 

Endrit Alibej ( Dylgjeri) duket se ka qënë strumbullari I gjithckaje, të paktën nga e kaluara e tij.

 

Në 2013 ai u arrestua në Itali në kuadër të një operacioni antidroge, konkretisht në fushën e kokainës. Atëherë ai ishte 29 vjec dhe u kap bashkë me vellain e tij Andrea Alibej 27 vjec ( Dylgjeri) si drejtues të një grupi të madh kriminal ku kishte edhe 10 shqiptarë të tjerë. Megjithatë ai bëri vetëm pak ditë burg dhe u la i lirë, teksa zgjodhi të lëvizste drejt Holandës ku jetonte kohet e fundit e ku mendohet se kishtge rinisur aktivitetin kriminal.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *