Subscribe

Fondi për rivënien në punë të impiantit të përpunimit të ujërave të ndotura në Qerret të Kavajës pritet të çelet brenda muajit nëntor.

 

Kryebashkiaku Redjan Krali konfirmoi për Vizion Plus se problematika i është referuar Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve dhe shumë shpejt do të nisë puna për rikonstruksionin e impiantit i cili prej tre vitesh ka dalë jashtë përdorimit.

 

Drejtuesit e pushtetit vendor  kane siguruar se problematika e derdhjes se ujërave të zeza në det do të zgjidhet përpara sezonit veror.

 

Impianti, i cili gjendet midis fshatrave, Qerret dhe Karpen të Kavajës, është ndërtuar në vitin 2005 dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur mirëmbajtje apo investim çka ka sjell degradimin e plotë të tij.  Dëmtimi ka bërë që ujërat e zeza të përfundojnë në plazhin e Karpenit dhe atë të Qerretit duke shkaktuar ndotje të rëndë të bregdetit.

 

Por edhe pse autoritetet e kanë cilësuar një krim të rëndë mjedisor për tre vjet me radhe nuk është marre asnjë masë për t’i dhënë zgjidhje problemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *