Subscribe

Vetëm ne 9 muajt e pare te 2017, 11 persona mes tyre 8 gra kane mbetur viktima nga dhuna ne familje. Nisur nga kjo situate alarmante Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale propozon forcimin e ligjit dhe masa te  menjëhershme per mbrojtjen e grave te dhunuara.

 

Ministrja Ogerta Manastirliu ne bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, ka publikuar paketën e ndryshimeve qe parashikon  nxjerrjen e menjëhershme te urdhrit te mbrojtës nga gjykata, i cili do te jete vendim i formës se prere dhe i paankimueshem.

 

Krahas nenës, automatikisht urdhër mbrojtje përfitojnë dhe fëmijët, edhe pse mbi ta nuk eshte ushtruar dhune.

 

Duke sjelle raste konkrete te dhunës ne familje dhe tërheqje te grave per shkak se nuk paguanin dot asistencën ligjore, ministria deklaroi se ky shërbim ekspertizës do te jete falas dhe shpenzimet do t’i  faturohen dhunuesit.

 

Gjate ketij viti jane regjistruar mbi 3400 denoncime per dhunën ne familje  ku me shume se gjysma kane kërkuar urdhër mbrojtje. Po ende mbetet i pazgjidhur nje nga problemet me kryesore, bashkëjetesa e dhunuesit me gruan edhe pse ajo ka nje urdhër mbrojtje. Pamundësia ekonomike i detyron gratë te jetojnë me bashkëshortet dhunues, ku jo pak kane qene viktima te dhunës pavarësisht se mbroheshin me ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *