E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Masa ndëshkuese për kontabilistët

Falsifikimi i bilanceve që dorëzojnë bizneset në tatime tashmë nuk do të dënohet vetëm me gjobë, por nëse shkelja kapet në mënyrë të përsëritur shoqërisë së auditimit, ose kontabilistit do t’i hiqet e drejta për të ushtruar profesionin. Ka qënë Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili ka prezantuar një ligj të ri në komisionin e ekonomisë, për të forcuar luftën kundër evazionit fiskal. Në ligjin e ri qeveria vendos edhe gjoba deri në 5 milion lekë të vjetra për audituesit të cilët certifikojnë pasqyra financiare të gabuara. Rastet kur shumë kompani kanë mashtruar shtetit përmes bilanceve janë të shumta, edhe pse pas disa kohësh kjo vjedhje është zbuluar, paratë nuk kanë arritur të arkëtohen pasi firmat janë mbyllur dhe kanë ikur nga Shqipëria.

Më shumë video

Reklamë