Prej afro nje ore, Lulzim Basha po zhvillon nje mbledhje me Kryesine e Partise Demokratike.

Ne qender te diskutimeve eshte marreveshja mes mazhorances dhe opozites per reformen zgjedhore.

Diskutimet perfshijne edhe perpilimin e nje drafti, ku do te percaktohen te gjitha pikat e dakordesuara ne Keshillin Politik per kodin e ri elektoral.

Negociatoreve te reformes zgjedhore u duhet te percaktojne si teknikisht ashtu edhe ligjerisht, pikat e dakordesuara te cilat nuk u paraqiten ne draftin ne gjuhen angleze, te firmosur nga palet perpara ambasadoreve.

Behet fjale per financimin e partive, kuotat gjinore, rolin e policise, hetimin e krimeve zgjedhore dhe sistemin qe do te monitoroje me kamera gjithe procesin.

Perveç “Zgjedhores”,  nuk perjashtohet mundesia qe diskutime te kete edhe per organizimin e strukturave te Partise Demokratike, ne me pak se nje vit nga zgjedhjet parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *