Ministri i jashtëm meksikan i ka shprehur te dërguarve te presidentit Trump indinjatën dhe pakënaqësinë e vendit te tij ne lidhje me zhvillimet e fundit. Luis Videgaraj theksoi se i kishte thënë sekretarit amerikan te shtetit Reks Tillerson, se Meksika ishte e shqetësuar për respektimin e te drejtave te emigranteve.

 

Ndërsa vete Tillerson theksoi se dy shtete sovrane do te kenë diferenca mes tyre here pas here. Marrëdhëniet mes dy fqinjëve janë ne piken e tyre me te ulet prej dekadash, pas synimeve te administratës se Trump për ndërtimin e një muri qe synon te ndaloje hyrjet ilegale te kufirit.

 

Pikërisht për këtë arsye, vizita e sekretarit amerikan te shtetit ne Meksike, si edhe e sekretarit për sigurinë kombëtare vlerësohej nga analistet si nje tentative per te ulur tonet e deklaratave te kohëve te fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *