Subscribe

Edhe pse në disa vende ka  filluar vaksinimin masiv, disa shtete të varfra ende nuk kanë marrë asnjë doze. Organizata Botërore e Shëndetësisë e cilësoi këtë situatë si manovër gjeopolitike që vetëm vonon përfundimin e pandemisë.

 

TEDROS GHEBREYESUS

KREU I OBSH-së

 

“E vetmja zgjedhje, që duhet për t’i dhënë fund kësaj pandemie, është bashkëpunimi. Diplomacia e tanishme e vaksinave nuk është bashkëpunim, është manovër gjeopolitike. Ne nuk mund ta mposhtim këtë virus duke konkurruar me njëri-tjetrin. Nëse garojmë për burime ose për përparësi gjeopolitike, atëherë është virusi ai që përfiton”

 

Kreu i obsh- së vuri në dukje se vetëm gjatë javës së kaluar, pandemia ka vrarë pothuajse 90 000 persona të tjerë dhe ka infektuar rreth 5,4 milionë.

 

Ndërkohë Administrata amerikane për barnat ka autorizuar përdorimin e vaksinës anticovid të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshave 12-15 vjeç. Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm për kthimin e nxënësve ne shkolla deri në vjeshtë.

 

Ndërsa Vaksina Johnson&Johnson  do të jetë në dispozicion për të gjithë të rriturit në Gjermani. Autoritetet kanë vendosur që të mos e kufizojnë përdorimin e kësaj vaksine vetëm te të moshuarit, për shkak të rrezikut shumë të rrallë nga mpiksja e gjakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *