E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Manchester United barazon në shtesë me Everton

Hap fals i Manchester United per Europen, ne javën e 31 te kampionatit anglez. Ne ‘Old Traford’, ‘djajtë e kuq’ te Hoze Murinjos nuk shkuan me shume se barazimi 1-1 me Everton, duke qëndruar ne vend te peste ne renditjen e përgjithshme. Miqtë e mbyllen pjesën e pare ne avantazh pas golit te Veterantit Jagielka ne minutën e 22.

 

Pavarësisht presionit te vazhdueshëm duke prekur shtyllën, por edhe me raste te shumta, te zotet e shtëpisë arritën te gjenin golin e barazimit vetëm ne minutën e katërt te shtesës. Atëherë kur humbja dukej e sigurt Ashley Uiliams preku topin me dore ne zone, ndërsa gjyqtari kryesor akordoi nje penallti, te cilën e ktheu ne gol Zlatan Ibrahimoviç.

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë