Zgjati vetëm pak orë kryesimi i kampionatit anglez nga Liverpool. Kjo pasi skuadra e Pep Guardioles fitoi ndeshjen e vet të javës së 32 duke mundur 3 me 0 Brighton. Një sukses që e ka rikthyer Manchester Cityn në +1 në raport me  Liverpool-in ndjekës. Pas një pjesë të parë me vështirësi nga City në gjendjen e hapësirës dhe me rastin e vetëm të pashfrytëzuar nga Mahrez, pjesa e dytë nisi shumë mirë për vendasit dhe protagonist që edhe një herë tjetër algjeriani Mahrez që realizoi në portën mike. Në vazhdim Fill Foden me një gjuajte nga distancë të devijuar, si dhe Bernardo Silva në fund i dhanë fitoren e pastër Manchester City-n që po bën një rivalitet të madh me djajtë e kuq për titullin në Angli. Gara edhe për zonën Champions në këtë kampionat është po kaq e fortë, dhe kësaj I shërbeu edhe fitorja e madhe e Arsenalit në derbi 4 me 2 kundër Chelsea në Stamford Brixh. Nketiah dhe Smith Rouin shënuan për topcinjte, por në të dyja rastet barazuan Verner dhe Azpilikueta për topcinjte  duke e mbyllur 2 me 2 pjesën e parë. Miqtë shënuan sërish me Nketiah në pjesën e dytë e përtej përpjekjeve të Chelsea, ishte arsenal që thelloi fitoren me Saka në fund duke ndarë vendin e 4 me kuote të barabarta pikësh me Tottenham.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *