Manchester City u kualifikua për në raundin e katërt të kupës së federatës. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi në Londër kundër Totenham duke thyer edhe një tabu të viteve të fundit pasi Manchester City ka vuajtur shumë ndaj Spursave në transfertë.

Ndeshje e dominuar nga kampionët e anglisë të cilët ishin më të rrezikshëm duke krijuar disa momente të mira për shënim mirëpo goli që do të vendoste ndeshjen do të shënohej vetëm në minutën e 88.

Protagonist De Brojne, Rubin Diaz dhe Natan Ake. ky i fundit dërgon topin në rrjetë..Vendasit protestojnë për një faull ndaj portierit Vikaria. Episodi rishihet nga sistemi VAR dhe goli konsiderohet i rregullt.

“Qytetarët” kualifikohen më tej në kupën e federatës. Nevojitet ndeshje shtesë për të përcaktuar të kualifikuarin në çiftin Chelsea vs Aston Vila.

Në Stamford Brixh ndeshja përfundoi 0 me 0. Paraqitje më e mirë e londinezëve të cilët patën raste me Palmer, Sterling dhe Galager, por portieri Martinez ishte në supermbrëmje. Armando Broja u fut në fushën e lojës në minutën e 77, por pa lënë gjurmë në këtë ndeshje. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *