Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në seancën plenare të kësaj të enjteje u thirr në interpelancë për sigurinë e burgjeve nga deputeti Lefter Maliqi.

 

Në cilësinë e një ish-zv/drejtori të Përgjithshëm të Burgjeve, Maliqi I kërkoi sqarime ministres Gjonaj lidhur me testimet e policisë së këtij institucioni, prokurimeve, korrupsionit si dhe rreth problemeve në sistemin penitenciar.

 

Krahas këtyre kërkesave, Maliqi lëshoi akuza të forta edhe ndaj drejtorit aktual të burgjeve me argumentin se është I paaftë dhe se nuk është vendosur me meritë në këtë pozicion.

 

“Drejtori aktual i Burgjeve a është me meritë aty? Çfarë shkolle ka mbaruar pasi më rezulton se deri në 2001 ka qenë polic? A e keni parë të kaluarën e tij, është liruar për bashkëpunim në përgjim. Është shkarkuar në 2004 për paaftësi. Tani bëhet drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve”

 

Maliqi e akuzoi drejtorin e burgjeve se shantazhon të gjithë punonjësit dhe se I ofendon.

 

Por në argumentin e saj, Gjonaj i tha deputetit Maliqi se këtë gjë duhet ta kishte bërë që në momentin që ishte zv/drejtor dhe se nëse ka prova kontrete t’I drejtohet organit të akuzës pasi interpelanca nuk mund te ulet ne nivel emrash drejtoresh.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *