Ish-ministrja e Integrimit gjatë qeverisë Berisha 2, Majlinda Bregu, ndau për miqtë dhe dashamirësit e saj një lajm të cilin e priste prej kohësh.

 

Ajo është zgjedhur Sekretare e Përgjithshme e “Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal” me një rekomandim edhe të qeverisë shqiptare, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në karrierën e saj.

 

Bregu do të largohet nga Shqipëria për t’u zhvendosur në Sarajevë dhe mikeshat e saj më të mira i kanë bërë një surprizë të mrekullueshme.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bregu falenderon mikeshat e saj.

 

“Goca, jeni zemra! Do më marrë malli për qeshjet pa teklif e bisedat pa tituj, për ditët e bukura e për ato me nerva tel, që i kemi ndarë pandryshueshmërisht ndër vite. E di që sa të nisem do më hidhni baterinë e telefonit në tokë, nga chat-et e nga video call:). Falemindeeeeriiit! Ju kam shumë xhan edhe pse “ju mora pak inat”që më bëtë surprizë këtë përlotjen e merituar P.s.O Zot! Ky libër-th, ka mesazhe të papara! Me c’keni shkruar, tani e njoh veten më mirë…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *