Gjatë daljes së parë publike pas mbylljes së votimeve, lideri I opozitës Lulzim Basha deklaroi se këtë të dielë u tregua forca e një populli të bashkuar përtej ndarjeve partiake ndërsa socialistët e braktisën Ramën.

 

Të gjithë bashkë në këtë manifestim, më të madhin kombëtar të lirisë, ndonëse të shpërndarë anembanë Shqipërisë, nga fshatrat më të largëta deri në sheshet e qyteteve tona, me refuzimin që i bëtë kësaj farse, ju treguat forcën e një populli të bashkuar përtej përkatësive partiake, në betëjë për Shqipërinë, përballë një regjimi në betejë për pushtetin personal të Edi Ramës.Kjo farsë është nul, ky proces është antikushtetues dhe antiligjor.Ju jam mirënjohës që ju përgjigjët thirrjes time për të mos rënë pre e skanarëve të dhunës. E refuzuat me tallje dhe përqeshje epike, siç e meritonte farsa e sotme.Sot është një ditë domethënëse për kombin tone. Sot është dita kur ne të gjithë jemi sjellë si europianë të denjë dhe kemi refuzuar autokratin e korruptuar lindor Edi Rama dhe bandën e tij.Ndaj dua sot të falenderoj jo vetëm demokratët dhe mbeshtetësit e opozitës por edhe votuesit tradicionalë socialistë që vendosën të shprehin me mospjesëmarrje në këtë farsë refuzimin e triumfit të krimit mbi Shqipërinë.

 

Basha i premtoi demokratëve se ndryshimi do të vijë shpejt.

 

 

Vullneti i qartë i shqiptarëve sot ka qenë braktisja e votimeve të paligjshme moniste. Ky vullnet është i vetmi vullnet që ka rëndësi për zgjedhje. Detyra jonë mbetet që të garantojmë që ky vullnet, vullneti juaj, do të respektohet.Së fundmi dua t’u drejtohem të gjithë shqiptarëve që nuk votuan dhe të gjithë atyre që duan ndryshim:Ky ndryshim do të vijë shpejt.Do të jetë një ndryshim i thellë dhe i vërtetë.Do të jetë një ndryshim për shqiptarët e thjeshtë dhe do të përmirësojë direkt jetën tuaj.E sotmja e ka bërë të pashmangshëm ndryshimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *