Subscribe

Ne orën 6:30 minuta te se dielës përfundoi numërimi i votave për kreun e PD dhe komisioni përgjegjës per procesin elektoral shpalli verdiktin e demokrateve. Rreth 91% te votuesve mbështeten Lulzim Bashen për një mandate të dytë, përkundrejt 9% qe votuan per Eduard Selamin, i cili mori vetëm 5136 vota.

 

Por ne kushtet kur disa prej figurave kryesore te PD bene thirrje per bojkot, pjesëmarrja ne votim ishte elementi me i rëndësishëm i kësaj gare, nje pjesëmarrje qe shkoi ne nivelin 57.5%. Kjo është hera e dyte qe PD aplikon zgjedhjet sipas parimit nje anëtar nje vote, ne vitin 2013 Lulzim Basha fitoi me 80% te votave përkundrejt 20% qe mori Sokol Olldashi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *