Subscribe

“Turizmi në qytetin e Vlorës këtë vit do të jetë më i dobët krahasuar me sezonion turistik që lamë pas”. Ky është parashikimi i operatorëve dhe strukturave hoteliere që operojnë në këtë zonë.

 

Një nga arsyet është lufta në Ukrainë. Të gjitha rezervimet e bëra nga agjencitë turistike ukrainase janë anuluar. Faktor tjetër është konkurenca me vendet e rajonit; kryesisht Malin e Zi që ka arritur të tërheq turistët Izraelit.

 

VASIL BEDINAJ – KREU I OPERATOREVE TURISTIK, VLORE

Do kemi nje treg minus sa i takon Ukraines dhe pjeses se Rusise dhe Bjellorusise sa i takon embargos. Kemi dhe konkurencen ne rajon. Per shkak te lehtesirave qe Mali i Zi u ofroi turisteve izraelit i terhoqi te gjithe andej. Pra i anuloi te gjitha fluturimet ne Tirane. Kjo edhe per shkak te ndihmes qe po jep shteti duke rimbursuar agjencite turistike 50 euro per cdo turist.

 

BESMIR LULAJ – OPERATOR TURISTIK

Ka nje lloj renie te kerkeses, sepse ne kemi pasur si qytet shume lidhje dhe kerkesa nga pushuesit dhe tregu ukrainas qe eshte ne lufte dhe eshte treg qe ka rene.

 

Por teksa na ndajnë vetëm dy javë nga çelja e sezonit turisitik në Vlorë, problem madhor vazhdojnë të mbeten burimet njerëzore. Oepratorët ankohen se po marrin punonjës nga jashtë pasi në Shqipëri ka mungesë kualifikimi.

Bazuar ne prenotimet e deritanishme, një numër më i madh turistësh pritet tw vijne  në Durrës. Kjo pasi edhe këtë vit, kosovarët dhe maqedonasit kanë zgjedhur bregdetin e adriatikut për të kaluar pushimet.

 

 

EDUARD XHEPA

KRYETAR I SHOQATES SE TURIZMIT 

 

Pervec kosovareve, do kemi edhe nga Gjermania e te gjithe vendet e tjera te Europes dhe Amerika e Kanadaja. Ne në Durres po tentojme të mbajme çmimet qe kemi pasur edhe ne te kaluaren.

 

Operatorët thonë se i kanë marrë të gjitha masat për të pritur një numër turistësh gjithnjë e në rritje, ndërsa i bëjnë thirrje qeverisë që të heq protokollin anti-covid në pikat kufitare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *