Pas dy ditësh hyjmë zyrtarisht në sezonin e Luanit  dhe ndoshta ju prisni të lexoni e dëgjoni vetëm fjalë të mira për të lindurit në këtë shenjë, por artikulli i sotëm do t’ju “zhgënjejë” paksa sepse më poshtë do t’ju njohim me 2 shenjat që mbretin e zodiakut e kanë “halë nësy”. Duke njohur se cilat janë shenjat që s’ju pranojnë aq lehtë, të dashur Luanë do të keni mundësinë të tregoheni më të rezervuar në raport me ta.

 

Virgjëresha

 

Midis Luanit dhe Virgjëreshës është një luftë e vërtetë për pushtet, ndaj mos prisni që këto dy shenja të puqen me njëra-tjetrën. Virgjëresha, vetëshpallur si perfeksionistja e zodiakut, nuk mundet kurrsesi të përshtatet me natyrën e shkujdesur të Luanit. Ky i fundit nuk dëshiron të lodhë kokën me analiza të gjata, kurse të lindurit në shenjën e Virgjëreshës kalojnë çdo gjë në sitë dhe janë shumë përzgjedhës si natyrë.

Bricjapi

Të lindurit në shenjën e Luanit janë tepër komunikues, flasin me të gjithë, por nganjëherë janë kokëfortë. Shenja me të cilën ata nuk mund të shkojnë fare është Bricjapi. Ky i fundit urren të dëgjojë fjalimet e tyre të pafundme dhe nuk pranon mendjemadhësinë e tyre. Si përfundim, zgjedhin të mos kenë të bëjnë me njëri-tjetrit aq sa të munden./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *