Ministri i Brendshem Sander Lleshaj, i ftuar ne emisionin Real Story te gazetarit Sokol Balla, ka komentuar vendimin e qeverise per largimin e diplomateve iranian nga vendi.

 

 

SANDER LLESHAJ

MINISTER I BRENDSHEM

 

Behet fjale per nje vendim te rendesishem qe ka marr qeveria shqiptare, ne sherbim te interesave te sigurise kombetare te ketij vendi. Ju e dini qe ne kemi marr persiper te pranojme ne Shqiperi nje numer te konsiderueshem qytetaresh te Iranit, te cilet kane qene ne rrezik imediat per jeten e tyre persa kohe ishin ne Irak dhe Shqiperia i ka pranuar keta qytetare per qellime humanitare, me qellim qe ti ofroi strehe dhe siguri. Por dihet qe keta qytetar iranian jane dhe pjese e rezistences iraniane dhe ky fakt ka sjell qe nje pjese e problematikes mes rezistences iraniane dhe qeverise se iranit te spostohet ne Shqiperi.

 

 

Duke komentuar serish ceshtjet e sigurise, Lleshaj ka shtuar se ka pasur disa raste ku Shqiperia ka parandaluar akte te dhunshme, fal nderhyrjes ne kohe te strukturave perkatese ne bashkepunim me partneret nderkombetar. E duke u ndalur te struktuar e policise, ministri i Brendshem eshte shprehur se vendi yne ka nje numer te vogel efektivesh policie dhe ka shpjeguar menyren se si ky numer mund te rritet.

 

 

 

Po e mendojme seriozisht zgjidhjen e ketij problemi. Cila eshte zgjidhja? Ka dy zgjidhje, ose ne te shtojme forcat e policise dhe kerkohet nje numer i madh per te arritur ne te njejtin nivel me vendet e tjera. Ose te themi qe nje pjese te ushtrise e cila eshte e pergatitur,  e trajnuar, e motivuar, e pajisur ti japim edhe nje mision policor. Keta djem qe i perdorim ne afganistan api diku tjeter, ku nuk i perdorim andej dhe i kemi ketu, tu themi qe do tu japim nje kapele tjeter dhe do funksiononi ne sherbim te rendit.

 

 

 

Sander Lleshaj eshte ndalur dhe tek debati per procedimin e pedagogeve dhe studenteve, i cili me pas rezultoi nje lajm i rreme. Edhe pse jo i drejtperdrejt, ai kishte dyshimet e tij se nga ku mund te kishte dal ajo liste.

 

 

Informacionet e policise prodhohen shume, ndahen ne shume adresa dhe media merr shume informacione te tilla per arsye se nje pjese e madhe e tyre nuk jane te klasifikuara dhe diku prej ketyre besoj qe kane qene permendur dhe emrat  e pedagogeve ne fjale si pjesmarres.

Mendoni qe mund te kete dal, psh. Duke pasur parasysh dhe situaten politike, mund te kete rrjedhur me ose padashje nga Institucioni Presidentit te republikes?

Duhet te me mirkuptoni qe jam i denuar qe ne momentin qe kam marr kete detyre qe mos ti shpreh te gjitha dyshimet e mija ne publik. 

Po dyshimet i keni?

Po, dyshimet edhe i kam. Mbase disa prej tyre  i kam dhe te verifikuara por nuk ja vlen te diskutohen. Rendesi ka kjo, qe nuk ka asgje te vertete ne kete histori.

 

 

E ne fund, ministri i Brendshem eshte pyetur dhe mbi 21 janari, ngjarje e cila u rikthye ne qender te vemendjes, ne momenti kur emri i tij u propozua per te marr drejtimin e ministrise.

 

 

Sikur une ta kisha ne dore rihapjen, nuk do kisha ngurruar asnje sekond per ta rihapur, sepse ajo eshte nje ngjarje e cila turperon historine tone, per faktin qe nga forcat e sigurise se ketij vendi jane vrare njerez te paarmatosur ne qender te qytetit, ne nje demostrate krejt normale. Jane vrare 4 dhe kane mbetur ne tentati ve pa u vrare dhe disa mijera te tjere per arsye se jane hedhur ne ajer me mijera plumba te dal nga arme luftarake.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *