Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dekoruar me “Medaljen e Nderit” dy përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve, Janet Meyer dhe Antonio Zamudio. Këto medalje jepen për kontributin e tyre në mbështetje të agjencive ligjzbatuese shqiptare, veçanërisht Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit e fenomeneve të tjera kriminale.

Lleshaj tha gjatë fjalës së tij se kontributi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tashmë i njohur dhe se janë aleati tradicional i shqiptarëve.

“Ata që kanë ndihmuar në lindjen, në krijimin, konsolidimin dhe më në fund të demokratizimin e shtetit shqiptar. Do të mbeten edhe në të ardhmen e përherë, për arsye të interesave të mëdha strategjike të përbashkëta, krahu ynë mbështetësi ynë më i madh, por edhe orientimi edhe inspirimi ynë më i madh për një Shqipëri më të mirë dhe demokratike. Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, organet e tjera ligjzbatuese në këtë vend janë të angazhuara në një sfidë të madhe për të përmirësuar parametrat e sigurisë, për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Europë, në mënyrë që të kompletojmë kështu integrimin euroatlantik të saj.”

Ai iu ka shprehur mirënjohjen Janet dhe Antonios, si dhe i ka falenderuar për kontributin e madh që kanë dhënë në thellimin e bashkëpunimit midis SHBA dhe Shqipërisë në fushën e policisë dhe të ligjzbatimit.

Ndërkohë, ambasadorja Yuri Kim tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare për aleancën që kanë lidhur me shtetin shqiptar.

“Gjithashtu dua t’ju nxis në përpjekjet tuaja që keni bërë kohët e fundit për të luftuar krimin e organizuar dhe për të forcuar sundimin e ligjit. Pavarësisht ngarkesës së shtuar kohët e fundit për shkak të pandemisë së koronës, ju keni vazhduar të shkoni përpara me hetimet penale dhe policinë. Ndërsa ndihmoni në përpjekjet tona ligjzbatuese shpresojmë që bashkëpunimi i ngushtë mes zyrtarëve ligjzbatues të SHBA, me zyrtarët tuaj, të nxjerrë në pah trajnimin dhe teknikat tuaja hetimore. Operacionet tona të përbashkëta kanë prodhuar një sukses të jashtëzakonshëm. Veçanërisht vlen të përmendet, ndihma, mbështetja që është dhënë nga Njësia e posaçme e Policisë së Shtetit shqiptar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *