Prokurori i Përgjithshëm pretendon se është kërcënuar, ndërsa prej disa kohesh familja e tij është larguar jashtë vendit. Edhe pse diçka e tille nuk konfirmohet as nga policia, mësohet se kryeprokurori mund te jete kërcënuar per shkak te hetimit te një dosje të një grupi kriminal, i cili akuzohet për gjobevenie dhe trafik narkotikësh. Ne reagimin e Prokurorisë se Përgjithshme, lajmi nuk mohohet, por thuhet se prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin, në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cenim në ecurinë e hetimeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *