Subscribe

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj i kërkoi prefektëve, drejtuesve të njësive vendore dhe atyre të zyrave të gjendjes civile të përmbushin detyrimet sa i takon gjenerimit dhe afishimit të listave të zgjedhësve.

Megjithëse vlerësoi masat e marra për zgjedhjet vensore te qershorit, Lleshaj theksoi se ka ende punë.

 

SANDER LLESHAJ

MINISTER I BRENDSHEM

“ Duhet që të verifikojnë realisht në terren praninë e numrit të mbi 100 vjeçarëve, të cilat sipas të dhënave është një numër impresionues janë mbi 1 mijë veta, por duhen verifikuar realisht në terren se ku janë, kush janë, në mënyrë që të mos kemi dhe pasaktësira në këtë proces ”.

 

Lleshaj vlerësoi edhe punën për regjistrin e ri të adresave.

 

“Sot rezulton një gjendje krejtësisht e re ku pothuajse nga 300 mijë shqiptarë që në dhjetor 2018 nuk kishin një adresë të regjistruar, sot ky numër ka shkuar pothuajse drejt zeros”.

 

Ministri paralajmëroi edhe një iniciativë ligjore që t’i detyrojë të gjithë ata që ofrojnë shërbime që të mos ofrojnë shërbimin nëse qytetari nuk ka një adresë të vlefshme sipas regjistrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *